Drejtori i Kripores Ognjen Jovoviq sot ka filluar të shpërndajnë punëtorëve të kësaj kompani vendimet për largim nga puna të cilët hyjnë në fuqi nga data 31 mars.
Vendimet për largim nga puna janë ndarë mbasi që kryetari i Partisë socialiste popullore Srgjan Milliq, i cili të martën vizitoi Kriporen dhe bisedoi me Jovoviqin, morri detyrim të bëj çdo gjë në mënyrë që të realizohet grumbullimi i sivjetmë i kripës. E kjo do të thotë që Kripores ti kyçet rryma, të ndizen pompat dhe të shkarkohen ujërat atmosferike nga basenet, si dhe të mbushen me ujë të detit.
Por, shtrohet pyetja: kush do ta bëj punën në grumbullimin e 80 nëse punëtorët largohen nga puna?