Kriporja: PUNËTORËVE I SHTYHEN KONTRATAT

Solana, KriporjaAdministratori i falimentimit të Kripores Ognjen Jovoviq ka deklaruar që kontratat e punës të punëtorëve të kësaj ndërmarrje, të cilat kanë skaduar sot, janë shtyrë edhe për një muaj. Ai në mbledhjen e Komisionit për përcjelljen e procesit të privatizimit në Kuvendin e Malit të Zi tha që nuk ka aktivitet të posaçëm dhe që punëtorët nuk kanë çfarë të punojnë.

Kryetari i Komisionit Janko Vuçiniq nga Fronti demokratik ka thënë që pronari i tanishëm i Kripores nuk ka dëshiruar të ketë prodhim por ka dashur që hapësirën prej 15,2 milion metër katror ta shndërrojë në tokë ndërtimore dhe pastaj ta shes.

Përfundimi i kësaj mbledhje është që Kriporen duhet ruajtur si resurs i madh i Ulqinit dhe i gjithë vendit, sidomos për arsye se ajo i ka të gjitha kushtet të punojë pozitivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi