Kriporja: QEVERIA PO BËNË STUDIMIN E RI, KOMUNA HARTOI PLANIN E ADMINISTRIMIT

Solana, KriporjaMinistri i Ekologjisë Ratko Mitroviq tha se duhet të zgjidhen marrëdhëniet pronësoro – juridike në kripore, në mënyrë që të dihet se kush është pronari. “A do të jetë ky një partneritet publiko – privat, do të shohim dhe do të vendosim në nivel Qeverie”, tha ai duke shtuar se e vetmja rrugë e drejt është që Kriporja të fillojë të funksionojë në njëfarë përmase.

“Do të hartohet studimi dhe do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë. Synimi ynë është që Kriporen ta valorizojmë si burim turistik dhe ekologjik”, theksoi Mitroviq.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se e kanë hartuar planin e administrimit të cilin ia kanë dorëzuar Qeverisë. “Nëse nuk zgjidhet çështja e pronësisë së Kripores, Komuna e Ulqinit nuk do ta marrë përsipër obligimin e administrimit të Kripores”, paralajmëroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi