Kriporja: RREGULLIMI I HAPËSIRËS, POMPAT PËR RREGULLIMIN E GJENDJES NË PORT MILENË

savjetodavni-odbor-solane-trupi-keshillues-i-kriporesTrupi Këshillues për Kripore pranoi iniciativën e Komunës së Ulqinit për shfrytëzimin e pompave në Gjerana për nevojat e Port Milenës, njoftohet nga Ndërmarrja Publike Parqet Nacionale të Malit të Zi.

Thuhet se me ujin nga këto pompa do të rregullohet regjimi ujor i nevojshëm për mirëmbajtjen e biodiversitetit të ndjeshëm për ekosistem.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Elvir Klica tha se në mbledhjen e Trupit Këshillues kjo ndërmarrje ka siguruar eskavatorin për sanimin e benteve të prishura në Kriporen e Ulqinit me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për rrjedhjen e ujit.

“U rregulluan kullat e vrojtimit, u vendosën mobiljet për pushim, u rregullua shtëpiza për rentimin e biçikletave, u kositi hapësira para Ndërtesës administrative të Kripores dhe u realizuan aktivitetet në pajtim me Programin e Punës për Kripore”, tha Klica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…