Kryetari i Sindikatës së Krypores Marko Miranoviq ka deklaruar që punëtorët kanë lajmëruar në polici të gjitha prishjet të cilat javët e fundit janë shkaktuar me plan dhe që tani presin raportin e hetimit. “Një gjë është e qartë: prishjet në instalime elektrike dhe nënstacione nuk erdhën veç ashtu. Kjo është bërë me plan dhe në mënyrë të dhunshme që punëtorët të frikësohen dhe të heqin dorë nga qiramarrja e kësaj ndërmarrje”, tha ai për Dnevne novine.
Mirëpo, Miranoviq shtoi që kjo nuk do të ndodh. “Qëllimi jonë është më i fortë dhe do të ngulmojmë në qëllimin tonë që Kriporja të punojë dhe të prodhojë kripë, ndërsa punëtorët e mbetur të ruajnë vendet e punës”, tha ai.