Administrata e falimentit në Kripore ka publikuar shpalljen e dytë publike për dorëzimin e ofertave për qiramarrje të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.
Siç thuhet, me qira jepet i tërë kompleksi teknik-teknologjik i Kripores në afat të gjatë, furnizimet e kripës së papërpunuar dhe asaj të paketuar, pjesëve këmbyese, ambalazhet…
“Prodhuesit e interesuar kanë detyrim të organizojnë prodhimin dhe përpunimin e kripës në terrenet dhe me mjetet e Kripores ose të kryejnë veprimtari të përafërta të cilat janë në përputhje me potencialet hapësinore, natyrore dhe materiale të ndërmarrjes”, thuhet në shpallje.
Ofertat për këtë shpallje publike mund të dorëzohen gjatë tridhjetë ditëve të ardhshëm në Gjykatën ekonomike në Podgoricë.