Udhëheqësia në falimentim e Kripores ka shpallur tenderin e ri, të nëntin me radhë për shitjen e pronës të kompanisë, me çmim fillestar prej 195 milion euro, katër milion më të ultë se në ankandin e mëparshëm, i cili dështoi.
Të interesuarit për blerjen e pronës së Kripores ofertat mund ti dorëzojnë deri më 25 mars.
Çmimi fillestar i pronës së Kripores në ankandin e parë ishte 257,8 milion euro.
Sipas të dhënave të Agjencisë qendrore depozituese, pronari i 73,36 për qind të aksioneve të Kripores së Ulqinit është i fshehur pas HB llogarisë kolektive 3. Fondi Trend ka 5,89 për qind të aksioneve të ndërmarrjes së Ulqinit, kompania nga Podgorica Flash posedon 5,36 për qind, derisa aksionarët tjerë kanë më pak se një për qind të aksioneve të ndërmarrjes.