Sindikata e Kripores edhe zyrtarisht hoqi dorë nga qiramarrja e fabrikës. Këtë informatë për “Vijesti” e kanë vërtetuar administruesi i falimentimit Ognjen Jovoviq dhe kryetari i Sindikatës Marko Miranoviq.
“Jam i befasuar me vendimin e Sindikatës sepse ishim në rrugën e duhur që të arrijmë marrëveshje për të gjitha”, tha Jovoviq. Miranoviq tha që arsye e heqjes dorë është dëmi i madh nga diversionet, pas të cilëve, siç pohon ai, qëndron administrata. “Gati të gjithë pompat janë dëmtuar, përveç asaj e cila momentalisht nuk është e kyçur në procesin e prodhimit. Është e qartë që dikush nuk dëshiron prodhimin dhe mbijetesën e Kripores”, vlerëson Miranoviq.
Përndryshe, këshilltarët e KK të Ulqinit kanë miratuar mbrëmë vonë, mas seancës disaorëshe, njëzëri përfundimet për Kriporen, në të cilët kanë rekomanduar që të kthehet pronësia shtetërore në këtë ndërmarrje, urgjentisht të shikohen pasojat e prishjes së ekosistemit për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
“Kërkojmë kyçjen urgjente të energjisë elektrike, në mënyrë që pompat në kepin e Gjeranave dhe kërkojmë nga NP për veprimtari komunale që në afatin më të shkurtër të pastrohet kanali i kripores. Kërkohet nga NP Ujësjellës që urgjentisht të mundësohet furnizimi me ujë i Kripores dhe që të gjithë kapacitetet materiale dhe jomateriale të KK Ulqin të jenë në dispozicion për realizimin e këtyre përfundimeve”, thuhet në përfundimet e miratuara në mbledhjen e mbrëmshme.
Këshilltarët e KK Ulqin po ashtu kanë shprehur shqetësimin për shkak të gjendjes në të cilën janë katandisur punëtorët e Kripores për shkak të mosshlyerjes disavjeçare të detyrimeve nga marrëdhënia e punës.