Ky hap i joni është i fundit në serinë e veprimeve dëshpëruese të shpëtojmë Kriporen, vendet tona të punës dhe traditën e gjatë tetë dekada, kanë njoftuar nga Organizata sindikale e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.
Diç më pak se 50 punëtorët e mbetur kanë vendosur që me jetët e veta të përpiqen të mbrojnë fabrikën nga shkatërrimi sistematik dhe i planifikuar.
Kanë thënë që presin ndihmë nga shteti dhe komuna me shpresë që do të gjendet zgjidhja për problemin më të madh momentalisht: kyçjen e rrymës për shkak të borxhit prej 21 mijë euro.
Pak tregues janë që drejtuesit e fabrikës do të plotësojnë kërkesat e punëtorëve, të cilët, përndryshe, janë të vetmit që janë lajmëruar për qiramarrje të ndërmarrjes së vet. Për këtë arsye ditët e ardhshme situata Në Kripore do të përkeqësohet më tej.