Ish drejtori i Kripores Lubo Gazivoda i vetmi e dorëzoi ofertën për qiramarrje të ndërmarrjes më të vjetër në Ulqin, shkruajnë “Dnevne novine”.
Shpallja publike për qiramarrje të Kripores ka skaduar dje, ndërsa për sot është parashikuar hapja e ofertave.
“I kam plotësuar të gjitha kushtet të parashikuara me tender dhe pres që administrata e falimentimit të më kontaktoi ditët e ardhshme dhe të më njoftojë për vendimin e vet”, tha Gazivoda.
Ai shtoi që gjendja në Kripore është e vështirë, por shpreson që, meqë ka mjaftueshëm eksperiencë në këtë punë, do të arrijë ta nxjerrë nga situata e vështirë.