Prej sot është ndërprerë marrëdhënia e punës e të gjithë 49 punëtorëve të Kripores. Kryetari i Organizatës sindikale Marko Miranoviq ka thënë që janë të zhgënjyer me këtë vendim të administruesit të falimentimit Ognjen Jovoviq, sepse më herët është arritur marrëveshja që marrëdhënia e punës të ndërpritet kur punëtorët të themelojnë shoqërinë afariste dhe të marrin me qira fabrikën.
Ai theksoi që vetëm me prodhim mund të ruhen vendet e punës në këtë kompani më të vjetër në Ulqin, ndërsa parakushti për këtë është kyçja në rrjetin elektrik.
“Kur bëhet fjalë për Kripore, të gjithë janë të fortë në fjalë, derisa veprat flasin ndryshe”, shtoi Miranoviq.