Kriporja: TË MËRKURËN NË PODGORICË HAPPEN OFERTAT

Solana Ulcinj, Kriporja UlqinAdministruesi i falimentimit të Kripores Ognjen Jovoviq ka deklaruar që të mërkurën në Gjykatën ekonomike në Podgoricë do të hapen ofertat për qiramarrje të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.

Afati për dorëzimin e ofertave ka skaduar sot në ora 15.

Interesin për ta marrë me qira Kriporen kanë shprehur LL company nga Ulqini, Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve dhe organizata sindikale e Kripores. “Ne jemi shumë të interesuar dhe kemi dorëzuar ofertën në Gjykatën ekonomike para disa ditëve. Nëse fitojmë, besojmë që do të kemi përkrahjen e komunës dhe shtetit”, tha për Portalin Analitika kryetari i Sindikatës së Kripores Marko Miranoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…