Kriporja: TË MËRKURËN PROTESTA NË PODGORICË

Kriporja Ulqin, Solana UlcinjOrganizata sindikale e Kripores ka lajmëruar që planifikon të mërkurën me 5 mars, të bëj një shëtitje protestuese në Podgoricë. “Punëtorët e Kripores kanë paralajmëruar policisë që atë ditë do të tubohen fillimisht para ndërtesës së Ministrisë së ekonomisë dhe Eurofond-it, i cili është pronar i ndërmarrjes tonë, ndërsa më vonë para Kuvendit dhe Qeverisë së Malit të Zi”, tha për Portalin UL-info kryetari i shoqatës së punëtorëve në Kripore Marko Miranoviq.

Ai tha që në atë mënyrë dëshirojnë të tërheqin vëmendjen në problemet gjithnjë e më të mëdha të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.

Ndërsa shkrimtari i njohur malazez, akademiku Zuvdija Hoxhiq ka thënë që Mali i Zi i sotëm është vend i absurdeve. “Dikur është luftuar kripë, ndërsa tani dëshirojnë që Kriporen e Ulqinit ta shndërrojnë në tokë ndërtimore”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi