Të premten përfundon afati 15 ditor të cilën administrata falimentuese e Kripores e ka hapur për dhënien me qira të ndërmarrjes së Ulqinit. Në kushtet e shpalljes theksohet që qiramarrja mund të zgjas një vit me mundësi shtyrje, por nuk theksohet çmimi fillestar i qirasë.
Kandidatët më serioz për qiramarrjen e Kripores janë “LL company” nga Ulqini, e cila është pronësi e ish drejtorit të Kripores Lubo Gazivoda dhe Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpendëve nga Podgorica.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, qiramarrësi i ardhshëm do të ketë detyrë të vështirë ta ruajë prodhimtarinë e “kristaleve të kripës” në Kripore, e cila këtë sezon, për shkak të situatës katastrofale në këtë ndërmarrje, do të jetë simbolike.