Kriporja: TENDERI I RI PËR KRIPORE

Solana, KriporjaMbasi që Organizata sindikale e Kripores ka refuzuar që si e vetmja e lajmëruar të marrë pjesë në procesin e qiramarrjes së fabrikës, administruesi i falimentimit në këtë ndërmarrje Ognjen Jovoviq ka shpallur konkursin e dytë publik për qiradhënie të pronës apo bashkëpunim ekonomike-teknik për organizimin e grumbullimit të kripës në vitet 2014 dhe 2015.

Detyrimet e ofertuesve të interesuar, siç thuhet në shpallje, do të ishin organizimi i prodhimit dhe përpunimit të kripës në terrenet me pajisje të kripores, rregullimi dhe mirëmbajtja e rregullt e pronës së lëvizshme dhe të palëvizshme të Kripores.

Ofertuesit e interesuar ofertat e shkruara mund ti dorëzojnë Gjykatës ekonomike në Podgoricë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të shpalljes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi