Kriporja: TRE SUBJEKTE TË INTERESUAR PËR QIRAMARRJE

Solana, Kriporja“LL company” nga Ulqini, OJQ “Qendra për mbrojtjen dhe vështrimin e shpendëve” nga Podgorica dhe një firmë sllovene janë të interesuar për marrje me qira të Kripores, shkruajnë “Vijesti”.

Drejtorët e kompanisë nga Ulqini Lubo Gazivoda dhe Qendrës nga Podgorica Darko Saveliq kanë thënë që me hyrje në Kripore do të tentonin ta ruanin prodhimtarinë.  “Atë çka kam parë çon në përfundim që grumbullimi i sivjetmë nuk mund të organizohet, sepse gjendja në terren është katastrofale. Edhe nëse do të organizohet, grumbullimi do të jetë më shumë se simbolik, sepse do të varet kryesisht nga kushtet klimatike”, tha Gazivoda, i cili më herët ishte drejtor i kësaj ndërmarrje, e i cili dje ka vizituar basenet.

Saveliq tha që OJQ-ja e tij kërkon partner në mënyrë që të sigurojnë donacionin për pjesëmarrje në tender. “Ne dëshirojmë që Kriporja të mbes habitat i mbrojtur i zogjve dhe që hapësira e saj të shfrytëzohet për prodhim të kripës duke mos rrezikuar biodiversitetit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…