Punëtorët e Kripores me anëtarët e familjeve të veta janë tubuar sot para portës së fabrikës më të vjetër në Ulqin. Ato kanë thënë që këtë hap dëshpërues kanë vendosur ta bëjnë për arsye se menaxhuesit e Kripores tash 18 ditë refuzojnë të plotësojnë kërkesat e tyre të arsyeshme, e që kanë të bëjnë me dhënien e pagave të prapambetura, lidhjen e përvojës së punës dhe pagesën e kontributeve.
Ato kanë paralajmëruar që edhe ditët e ardhshme do të vazhdojnë grevën, të cilën e filluan me 21 janar.
Kërkesat e komunës i kanë përkrahur dhe përfaqësuesit e Unionit të pavarur të sindikatave, anëtarë i së cilit është dhe Sindikata e Kripores.