Kriporja: TUBIME TË PËRDITSHME PARA KOMUNE

Kriporja, SolanaNga organizata sindikale e Kripores është lajmëruar që punëtorët e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin prej sot do të tubohen para ndërtesës së komunës së Ulqinit. “Me tubimet e përditshme njëorëshe dëshirojmë të tërheqim vëmendjen të gjithëve përgjegjës për gjendjen e vështirë të të punësuarve në atë kolektiv në falimentim”, tha kryetari i shoqatës së punëtorëve në Kripore Marko Miranoviq.

Punëtorët e Kripores kanë paralajmëruar që nesër do të bëjnë shëtitje protestuese në Podgoricë, nga Ministria e ekonomisë duke vazhduar kah Eurofondi dhe Kuvendi i Malit të Zi deri tek ndërtesa e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi