Krivokapiq: DUHET TË FORCOJMË ZHVILLIMIN E ULQINIT

Ranko Krivokapic, Ranko KrivokapiqKryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ka uruar Ditën e Komunës së Ulqinit qytetareve dhe qytetarëve të Ulqinit, kryetarit të Komunës Fatmir Gjekës, kryetarit të Kuvendit komunal Fuad Haxhibetit dhe këshilltarëve.

“Qyteti juaj është pjesë e Malit të Zi – tërësi e cila bashkon kulturat dhe fetë, me ndjesi të veçantë për unitet qytetarë të të gjithë kombeve të cilët jetojnë në qytetin e kthyer kah Otrantoja. Bedenat e Ulqinit i bëjnë ballë fuqisë së detit, njëjtë sikur qytetaret dhe qytetarët e Ulqinit qëndrojnë të fuqishëm ndaj kërcënimeve të marrëzisë, duke e ruajtur Malin e Zi multikulturor”, tha Krivokapiq.

“Shteti është i detyruar të forcojë zhvillimin e mëtejmë të Ulqinit, për jetë më të mirë të qytetarëve, me valorizim më të mençur të potencialeve dhe resurseve natyrore”, theksoi kryetari i Parlamentit malazez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi