Krivokapiq fton pakicat: PJESËMARRJA JUAJ NË QEVERI ËSHTË E DËSHIRUESHME

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq të mërkurën i ka ofruar përfaqësuesve të shumicës parlamentare propozimin për rikonstruktimin e Qeverisë.

Në këtë dokument thuhet që “pjesëmarrja e përfaqësuesve të popujve pakicë në Qeveri është veçanërisht e dëshirueshme”.

“Rrija e numrit të resorëve mund të përkojë me hyrjen e partive të pakicave në Qeveri”, shtohet në propozim.

Pritet që në ditët e ardhshme përfaqësuesit e partive parlamentare të pakicave të bisedojnë me kryeministrin Krivokapiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…