Krivokapiq: NUK DO TË DISKUTOJMË RRETH FESTIMEVE NË ULQIN

Ranko Krivokapic, Ranko KrivokapiqKryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ka deklaruar që ky institucion me kërkesë të opozitës nuk do të diskutojë rreth festimeve të cilët mbas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri janë organizuar në Ulqin, Tuz dhe Plavë.

“Për këtë çështje sigurisht nuk do të diskutohet në nivel të plenumit ose Kolegjiumit. A do të merret ndonjë këshillë me këtë, kjo është çështje tjetër”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, as incidenti në gjimnazin e Tuzit nuk është në nivel të cilin disa dëshirojnë ta paraqesin.

Krivokapiq tha se tentohet që atmosfera e viteve 90 të përcillet në Mal të Zi.

Në deklaratë për “Vijesti” lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka vlerësoi që të martën në mbrëmje “i vetmi mëkat i rinisë së Ulqinit ishte që spontanisht dhe shkurt kanë bllokuar rrugën dhe që guxuan të përkrahin skuadrën përfaqësuese në futboll të shtetit amë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi