“Zgjedhjet e parakohshme do të frenonin shumë projekte milionëshe të cilët i kemi planifikuar dhe të cilët duhet të pasojnë. Zgjedhjet e parakohshme do ta frenonin këtë, ndërsa këtë gjithsesi do ta ndjenin qytetarët”, deklaroi kryetari i Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike – Forca Nazif Cungu.
Ai për “Dan” tha që, sipas marrëveshjes ka përpiluar programin e aktiviteteve për të cilin në parim pajtohen të gjithë subjektet që negociojnë dhe i cili parashikon masat të cilat pushteti lokal duhet ti bëjë deri në tetor të vitit të ardhshëm. “Nëse biem dakord që këtë mund ta zbatojmë, atëherë duhet të bëjmë rikomponimin e skenës politike”, tha Cungu duke shtuar që partia e tij është gati edhe për zgjedhje të parakohshme, si dhe që është i sigurt që mbas tyre Forca do të ishte partia më e fortë politike.
Në PDS besojnë në marrëveshje. “Qëndrimi jonë është që të presim zgjedhjet e rregullta dhe ti vërtetojmë qytetarëve që mund të punohet, si dhe që kemi efekte pozitive nga kjo punë. Presim marrëveshje”, tha kryetari i Këshillit komunal të PDS Loro Nrekiq.
Ai tha që negociatat zgjasin dhe që nuk është lehtë, derisa lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka për “Dan” tha që qëndrimi i tij është të shkohet në zgjedhje “sepse kështu nuk mundet më”. Ai tha që negociatat vazhdojnë dhe që vendimi përfundimtar duhet të jetë produkt dhe i subjekteve tjera politike që kanë përfaqësues në Parlamentin lokal.