Kriza gjithnjë më e madhe: GJEKA, GJONI DHE MUSTAFA LËSHUAN MBLEDHJEN

Kriza në funksionimin e pushtetit lokal në Ulqin thellohet me rritjen e temperaturës ditore, ndërsa nervozi rritet me afrimin e 31 korrikut, kur përfundon sesioni i rregullt i Kuvendit komunal.

Këtë e vërtetoj edhe mbledhja e sotme në komunë, të cilën me udhëheqësit e të gjitha grupimeve politike në Parlamentin lokal e thirri kryetari i komunës Nazif Cungu. Ai tha që në vjeshtë Ulqinin e presin investime të mëdha dhe që të gjithë për këtë duhet të jenë gati.

Siç mëson portali UL-info, të gjithë të pranishmit kanë rënë dakord që kur bëhet fjalë për zhvillimin e Ulqini nuk ka dallim në mes pozitës dhe opozitës. Është cekur po ashtu që uniteti në veprim arrihet me planet dhe programet konkrete, e jo vetëm në dëshira dhe premtime.

Lideri i Partisë demokratike, e cila është anëtare e koalicionit në pushtet, Fatmir Gjeka nga Cungu kërkoj që para kësaj të vazhdohet mbledhja e Kuvendit të komunë, e cila është ndërprerë gjatë Raportit të punës së kryetarit për vitin 2012. Mas kësaj Gjaka së bashku me funksionarët e lartë të partisë së vet, nënkryetarin e komunës Met Gjonin dhe kryetarin e kuvendit Milazim Mustafa, lëshoi mbledhjen.

Cungu tha që është i gatshëm për vazhdimin e seancës.Dhe disa udhëheqës të partive opozitare për portalin tonë kanë thënë që ky vendim është në duart e partisë së Gjekes, e cila mbulon funksionin e kryetarit të Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi