Kriza në koalicionin qeverisës: CUNGU KËRKON SHKARKIMIN E KUADROVE TË PDS-SË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është i pakënaqur me punën e disa sekretariateve të cilat i drejtojnë kuadrot e PDS-së për çarsye kriza politike po dridh koalicionin qeverisës në këtë komunë, shkruan „Vijesti“.

Siç thuhet, kryetari i komunës ka kërkuar shkarkimin e sekretarit për financa dhe për mbrojtjen e pasurisë Sead Osmanoviqin dhe Pjetër Lulgjurajn.

Shefi i PDS-së Loro Nrekiq ka mohuar këtë informatë. „Nuk e di këtë gjë. Nervoze ka, por besojmë se është kaluese“, tha ai.

Kjo gazetë shton se sonte do të mbahet mbledhja e drejtuesve të koalicionit qeverisës.

„Edhe pse ekzistojnë mosmarrveshjet, është vështirë të priten dridhje të mëdha për shkak të faktit se Forca e Cungut dhe UDSH janë pjesë e koalicionit qeverisës në nivel shtetëror“, vlerësojnë nga „Vijesti“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…