Krizë e thellë në Kosovë: BANKAVE I BIE FITIMI AFRO 50%

Fitimi në sistemin bankar të Kosovës në vitin 2012 zbriti në 18.5 milionë euro, duke shënuar rënie vjetore prej 48,7 për qind, krahasuar me vitin paraprak, shkruan Zëri.

Tri nga gjithsej tetë bankat dhe degët bankare, të cilat operuan në Kosovë gjatë tërë vitit 2012, shënuan performancë negative. Rënia e fitimit të sistemit bankar erdhi si rrjedhojë e ngadalësimit të rritjes vjetore të të hyrave të përgjithshme, të cilat u rritën për vetëm 2,9 për qind, derisa një viti më parë ato ishin në 10,5 për qind. Por, në anën tjetër shpenzimet shënuan rritje më të theksuar prej 13 për qind, derisa në vitin 2011 ato ishin në 10,9 për qind në vitin 2011, duke kontribuar kështu në pothuajse përgjysmimin e profitit neto.

“Faktorët kryesorë të cilët ndikuan në zvogëlimin e shkallës së rritjes së të hyrave janë norma më e ulët e rritjes së aktivitetit kreditor dhe rënia e lehtë e normës së interesit në kredi. Kjo për faktin se të hyrat nga interesi, më saktësisht të hyrat nga interesi në kredi, dominojnë strukturën e të hyrave të sistemit bankar. Në fund të vitit 2012, vlera e të hyrave nga interesi arriti në 200.5 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej vetëm 2,7 për qind, derisa në vitin 2011 këto të hyra kishin shënuar rritje vjetore prej 11 për qind”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca