Krruç: MBETURINAT NUK DO TË HIDHEN MË NË ISH DEPONINË “HIJA”

Veprimtari komunale, Komunalne djelatnostiMbasi që banorët e Krruçit, Krythës së Ulqinit dhe Braticës gjatë tre ditëve të kaluara kanë protestuar për shkak të tymit të padurueshëm i cili është përhapur nga ish deponia “Hija”, ku janë djegur me qindra goma makinash, Ndërmarrja publike “Veprimtari komunale” ka njoftuar se më nuk do të hedh mbeturina në këtë hapësirë, transmeton “Vijesti”.

Përfaqësuesit e bashkësive lokale Krruç dhe Braticë kanë vizituar dje këtë deponi dhe në vendngjarje kanë nënshkruar peticionin me të cilin kanë kërkuar ndalimin e hedhjes së mbeturinave dhe sanimin, gjegjësisht revitalizimin e tërësishëm të kësaj hapësire.

Sipas fjalëve të Xhelal Hoxhiqit nga organizata ekologjike “Hapi i gjelbër”, këtë deponi duhet ta sanojnë investitorët e centralit me erë në Mozhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa