Krruç: VENDASIT U REVOLTUAN PËR SHKAK TË HEDHJES SË MBETURINAVE

Deponia, DeponijaBanorët e vendbanimit Krruç, i cili ndodhet në pjesën bregdetare të komunës së Ulqinit në drejtim të Tivarit, janë revoltuar të shtunën për shkak të disa kamionëve nga Budva nga të cilët duhej të hidheshin 70 tonë mbeturina në deponinë e vjetër Hija.

“Bëhej fjalë për fekale të kondensuara. Jo vetëm që do të përhapej era e padurueshme, por me shiun e parë, të gjitha këto mbeturina do të përfundonin në det”, thanë banorët e Krruçit për Portalin Ul-info.

Thonë po ashtu që afër vendbanimit të tyre po planifikohet ndërtimi i azilit për qenë, centralet me erë dhe “kush e di se çfarë tjetër”.

Ato thanë që për këto arsye ato do të mbajnë takimin e Bashkësisë lokale dhe do të vendosin çfarë hapash të ndërmerren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…