Ulqini në vitin 2012 u kyç në Ujësjellësin Rajonal, ndërsa në këtë projekt Qeveria e Malit të Zi investoi rreth 18 milion euro.
Sipas fjalëve të kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, në këtë mënyrë u krijuan kushtet për stabilitetin e sistemit të ujësjellësit sidomos gjatë sezonit, si dhe kushtet për investime të mëdha.
Në administratën lokale, si dhe në “Ujësjellësin Rajonal” presin që së shpejti të plotësohen të gjitha kushtet dhe që vendbanimi Krruç të kyçet në këtë sistem.
Memorandumin për bashkëpunim me qëllim konkretizimin e aktiviteteve për zgjidhjen e problemit të ndërtimit të rrjetit për furnizim me ujë, derdhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në vendbanimin Krruç e kanë nënshkruar në mars të këtij viti kryetari Nrekiq dhe drejtori i NP “Ujësjellësi Rajonal Bregdeti Malazez” Goran Jevriq.