Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq me bashkëpunëtorët e tij nga e enjtja do të qëndrojë në një vizitë zyrtare treditore në Republikën e Kosovës, mëson Portali Ul-info.
Me këtë rast ai do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të atij vendi, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministren Albin Kurti, liderët e të gjitha partive opozitare, kryetarët dhe deputetët e partive minoritare, përfaqësues të komunitetit malazez, komandantin e KFOR-it, si dhe si komunitetit të biznesit të Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Kosovës, kryetari i Prishtinës Përparim Rama do t’i dorëzojë kryeministrit të Malit të Zi çelësin e qytetit.
Të premten në Prishtinë do të bëhet promovimi i librit të tij “Kritika e etikës globale”.
Abazoviq do të bisedojë edhe me krijues të kulturës dhe intelektualë të shquar nga Mali i Zi që jetojnë në Kosovë, ndërsa të shtunën do të qendrojë në Pejë.