Kryetari i Qeverisë të Republikës së Shqipërisë Edi Rama do të qëndroj të enjten në vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Ai në Podgoricë do të takohet me zyrtarët më të lartë të këtij shtet me të cilët do të flas për mundësin e zgjerimit të bashkëpunimit shumë të mirë në mes këtyre dy vendeve.
Rama, i cili në shtator është bërë kryeministër i Shqipërisë, po ashtu do të takohet me liderët e partive nacionale të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Rama ka qëndruar në Ulqin, si lider i opozitës së atëhershme, në pranverë të vitit 2012.