Kryeministri me ambasadorin e Shqipërisë: MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE NË MAKSIMUMIN HISTORIK

Kryeministri Dritan Abazoviq priti në një vizitë lamtumirëse ambasadorin e Shqipërisë Ridi Kurtezin.

Abazoviq falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer në periudhën paraprake, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë mandatit të Kurtezit janë përmirësuar në maksimum historik.

“U konstatua se në dy vitet e mëparshme, Mali i Zi dhe Shqipëria filluan së bashku projektet historike të infrastrukturës, si ndërtimi i një ure në Bunë që do të lidhë më mirë të dy vendet, si dhe një projekt lundrues në lumin Buna”, njoftoi qeveria.

Është shprehur kënaqësi e ndërsjellët me rastin e seancës së përbashkët të mbajtur së fundmi të dy qeverive dhe u theksua se bashkëpunimi duhet të vazhdojë me të njëjtin intensitet.

Kryeministri Abazoviq i uroi ambasadorit fat dhe suksese në punën e tij të mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin