Të hënën me hapjen solemne të urës në Kllezën do të shënohet përfundimi i punimeve në rrugën e rikonstruktuar nga Ulqini deri në Krythë.
Kjo ceremoni do të mbahet në praninë e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq dhe kryetari i Komunës Loro Nrekiq.
Me përfundimin e këtij aksi, me gjatësi 13,5 kilometër, u rikonstruktua tërë rruga deri në pikën kufitare në Sukubinë.