Lumturia e Bajramit të Ramazanit le të shpirtërojë, fuqizojë dhe frymëzojë qytetarët me empati, në mënyrë që të pajtohen dhe ta bëjnë komunitetin më tolerant, tha kryeministri Dritan Abazoviq. duke uruar për Bajramin e Ramazanit Rifat Fejziqin, reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, dhe të gjithë besimtarët që e kremtojnë këtë festë.
Abazoviq theksoi se momenti është që në kohën e sfidave globale, të gjithë të tregojmë modesti, dashamirësi, gatishmëri për t’u sakrifikuar dhe dëshirë për të ndryshuar për mirë, në mënyrë që toleranca dhe humanizmi të mbizotërojë në një shoqëri multietnike shekullore, siç është kjo e jona.
“I uroj të gjithëve që kremtojnë që festën ta presin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot, duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, shtoi kryeministri në urimin e tij.