Avokatja e njohur nga Ulqini Vesna Gaçeviq-Rogova do të dorëzojë nesër Këshillit të prokurorisë kandidaturën për kryeprokuror shtetëror të Malit të Zi, shkruajnë “Dnevne novine”.
Thuhet që ajo ishte gjykatëse në Gjyqin ekonomik në Gjakovë, si dhe kryetar i këtij institucioni.
Kandidaturat për kryeprokuror shtetëror do të pranohen deri më 17 qershor.