Prokuroria speciale shtetërore po kryen hetimet në Kollashin, Berane, Tivar, Ulqin dhe Podgoricë, deklaroi kryeprokurori special Millivoje Katniq.
Ai në intervistë për TV Atlas nuk precizoi për cilët lëndë bëhet fjalë.
Mediet më herët kanë shkruar se Prokuroria e lartë shtetërore ka formuar lëndën për punën e Komunës së Ulqinit dhe sjelljen e një sërë vendimesh në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2014.