Në kumtesën nga mbledhja e Kryesisë së Partisë demokratike të socialistëve e cila është mbajtur mbrëmë nuk shkruan se a ka diskutuar ky trup rreth aneksit të marrëveshjes për qeverisjen shtetërore me Forcën.
“Nuk mund të shkruante, sepse askush nuk foli për këtë temë”, tha burimi jonë nga Kryesia e kësaj parti.
Sipas asaj çfarë raportojnë mediat nga Podgorica, më herët është planifikuar që ai dokument të nënshkruhet deri në fund të qershorit.
Kongresi i socialistëve të Gjukanoviqit është planifikuar me 20 qershor, ndërsa pak shanse ka që një nga autorët e këtij aneksi, nënkryetari i PDS-së Svetozar Maroviq, të qëndroi edhe më tej në atë funksion.