Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë demokratike të socialistëve është diskutuar për situatën politike aktuale në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Anëtarët e këtij trupi me situatën i njoftoi kryetari i Këshillit komunal Loro Nrekiq.
Është vendosur që të formohet grupi punues, i cili në fillim të dhjetorit do të fillojë bisedimet për tejkalimin e krizës politike në funksionimin e pushtetit në këtë komunë.
Në grupin punues tre anëtarësh do të jenë zëvendës kryetari i PDS-së Dushko Markoviq, anëtari i kryesisë Branimir Gvozdenoviq dhe shefi i këshillit të Ulqinit Loro Nrekiq.