Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë demokratike të socialistëve, e cila është mbajtur në Podgoricë, të cilën e drejtoi lideri i kësaj parti Millo Gjukanoviq, është shqyrtuar situata politike në Ulqin.
Siç tha për Portalin Ul-info drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq, Ulqini është në vëmendje të vazhdueshme të kësaj parti.
“Dëshira jonë është që partnerët e deritashëm të koalicionit të gjejnë gjuhë të përbashkët”, tha ai duke shtuar se “PDS-ja do të jetë vetëm faktor i stabilitetit”.