Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë demokratike të socialistëve, të cilën e udhëhoqi lideri Millo Gjukanoviq, është arritur përfundimi që duhet të zgjidhen urgjentisht problemet që ekzistojnë në Këshillin komunal të kësaj parti në Ulqin.
“Kryesia ka theksuar që Këshilli komunal duhet urgjentisht të definojë të gjitha marrëdhëniet në parti në këtë qytet dhe atë në mënyrë që mos të favorizohet askush”, raportojnë “Dnevne novine” përfundimet nga kjo mbledhje.
Për këtë arsye pritet që deri në fund të kësaj ose fillimi i javës tjetër të mbahet mbledhja e Këshillit ekzekutiv, e pastaj edhe e Këshillit komunal të PDS-së në Ulqin në pajtim me përfundimet e udhëheqësisë së partisë.