Se bashku me Kryetarët e komunave të bregdetit të Malit të Zi u takuam të hënën me qëllim që të diskutojmë rreth çështjes të Ndërmarrjes “Të Mirat Detare”.
Në takim u dakorduam njëzëri që ky institucion shtetëror duhet të fiket dhe menaxhimi duhet të bëhet nga Komunat përkatëse. Planifikimi, menaxhimi i të ardhurave dhe investimi në këtë zonë duhet kryesisht të bëhet kundrejtë nevojave të qytetarëve e jo intereseve të ndryshme.
Poashtu u dakorduam që pavarësisht nga ngjyrat politike është qendrim i përbashkët që zona e te mirave detare ti kthehet Komunave.
Grupi punues do të punojë propozimin e Ligjit dhe ftohen të gjithë të interesuarit që të kyçen për dhënien e propozimeve konkrete.
Me respekt,
Kabineti Kryetarit