Kryetari Bajraktari në konferencë shtypi për 100 ditët e para në pushtet: FINANCAT E KOMUNË TË STABILIZUARA, NISIN INVESTIMET

Të nderuar qytetarë dhe qytetare të komunës së Ulqinit, përfaqësues të mediave, zonja dhe zotërinj!

Konferencën e sotme për shtyp e kam thirrur për të ndarë me ju rezultatet e 100 ditëve të para që kur jam në krye të Komunës së Ulqinit. Siç kam thënë edhe me rastin e betimit, të jesh kryetar i Komunës është nder dhe privilegj i madh, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi e madhe, sepse puna dhe vendimet tona ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve të Ulqinit, andaj ata duhet të jenë të menduara mirë, të ekuilibruara dhe tënjëjta për të gjithë.

Siç pritej, 100 ditët e para i kaluam duke analizuar situatën që kemi gjetur, duke biseduar me të punësuarit që punojnë prej kohësh në Komunë, dhe duke konsultuarjuristë dhe njohës të mirë të pushtetit lokal, për të kuptuar në mënyrë sa më adekuate thellësinë dhe thelbin e problemit të funksionimit të administratës lokale. Aspak e papritur, arritëm në përfundimin se shumica e problemeve kanë lidhje direkte me mosveprimin, papërgjegjshmërinë dhe mungesën e kapacitete të pushteteve të mëparshme të Komunës.

Vetë organizimi i vetëqeverisjes lokale ishte i strukturuar keq, me modele të vjetëruar dhe jofunksionale, në tërësii papërshtatshëm për t’iu përgjigjur nevojave moderne të një shoqërie kur është fjala për sportin, kulturën, arsimin dhe rininë. Me riorganizimin e Komunës formuam sekretariate të reja – Sekretariatin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, Sekretariatin për Kulturë, Sport, Rini dhe Veprimtari Shoqërore dhe Sekretariatin për Investime, duke shfuqizuar njëkohësisht sekretariatet e panevojshme dhe jofunksionale. Me këtë Komuna e Ulqinit fitoi një rol aktiv në hartimin e politikave shoqërore në fushën e sportit, kulturës, arsimit dhe rinisë. Të gjitha këto fusha tashmë kanë buxhetet e tyre, të cilat do të shkojnë në rritje nga viti në vit.

Për këtë periudhë të shkurtër kohore progres i dukshëm është shënuar në Sekretariatin për Buxhet dhe Financa, ku është bërë analiza e detajuar e funksionimit të Sekretariatit. U vendos një disiplinë më e madhe dhe një model më i përshtatshëm i ndarjes së punës ndërmjet punëtorëve, gjë që rezultoi menjëherë në rritjen e disa të ardhurave buxhetore të Komunës. Realizimi i buxhetit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më i lartë për 1.500.000 euro. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat arritën shifrën prej 7.166.000 euro, që ishte mezi 47% nga planit, ndërsa realizimi i këtij viti është 8,650,000 euro, që është 72% nga planit dhe që është vazhdimisht në rritje. Sekretariati planifikon të vendos sistem të shpërblimit të paguesve të rregullt dhe penalizimit të paguesve të parregullt. Situata në të cilën zyrtarët e Komunës nuk i paguajnë obligimet ndaj Komunës, siç ka qenë më parë, është diçka që nuk do të tolerohet.

Analizë e detajuar do të bëhet edhe në të gjitha ndërmarrje dhe institucionet publike, themelues dhe pronar i të cilave është Komuna, me qëllim të identifikimittë problemeve, propozimit tëmodeleve të reja të funksionimit dhe monitorimit të efikasitetit të tyre.

Si një vetëqeverisje e përgjegjshme lokale kemi filluar të merremi me zgjidhjen e problemeve të shumta që me vite e rëndojnë Ulqinin dhe që qëndrojnë si pengesë në rrugën e zhvillimit të tij. Komuna e Ulqinit për herë të parë krijoi partneritet të vërtetë me Qeverinë e Malit të Zi. Partnerit ky që nuk është submisiv dhe servil, siç ishte më parë, por i bazuar në bashkëpunim, dëshirën dhe interesin e përbashkët që Ulqini të bëhet realisht një nga qytetet më të zhvilluara të Malit të Zi, një vend që i takon nëse merren parasysh resurset e shumta që posedon.

Kemi arritur të korrigjojmë padrejtësinë e kahershme që iu bë prindërve dhe gjyshave tanë para 44 viteve, kur pushteti i ateherëshëm iamorri pronat e tyre në Valdanos pa dëshirën e tyre. Megjithatë, kjo nuk mjafton, ne jemi të detyruar ta mbrojmë dhe ruajmë gjirin e Valdanosit, që është ndër më të bukurit në Mesdhe, për brezat e ardhshëm. Presioni i turizmit në hapësirë është i madh, prandaj nuk duhet të lejojmë që ajo të devastohet nën këtë presion. Rajoni është i mbushur me shembuj negativë të shkatërrimit të hapësirës. Prandaj, së bashku me Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, kemi iniciuar procedurën për miratimin e studimi mbrojtës që ofron një model të qëndrueshëm të menaxhimit të kësaj zone.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e turizmit për komunën tonë, kemi bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Malit të Zi për të tërhequr investitorë që do të ndërtojnë objekte të reja akomoduese të kategorisë së lartë. Presim fillimin e ndërtimit të hotelit të parë të madh me 5 yje në Plazhin e Madh, fillimin e ndërtimit të hoteli të ri në ish-lokalin e hotelit Galeb, investitorë për tokën në Mavrijan dhe ish-Hotel Jadran në Kepin e Sukës, si dhe lokacione të tjera të rëndësishme. Kjo do ta ngrejë në një nivel më të lartë turizmin e Ulqinit, dhe do të ringjallë aktivitete të tjera që janë komplementare me turizmin, si bujqësia, prodhimi i ushqimit të shëndetshëm organik, turizmi rural, zanatet, dhe prodhimetartizanale etj.

Komuna e Ulqinit ka arritur të zhbllokojë projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me Bankën Gjermane për Zhvillim – KFW, me vlerërreth 20 milionë euro, i ciliishte në rrezik të përjetojë një dështim dhe fiasko total për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të Komunës të parapara me kontratë. Me këtë, më në fund, kemi hyrë në zgjidhjen me faza të problemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit për komunën e Ulqinit, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane, gjë që e bën këtë projekt ndër më të rëndësishmit në historinë moderne të Ulqinit.

Përkundër trendeve të pafavorshme në tregun global, jostabilitetit gjeopolitik, inflacionit galopant, periudha e ardhshme mund të karakterizohet si periudhë investuese për komunën e Ulqinit. Po fillojmë me asfaltimin e bulevardit Teuta në Plazhin e Madh, i cili më në fund do të fitojë shtresën e asfaltit që mungon. Jemi në komunikim të përditshëm me Qeverinë e Malit të Zi për urën e re në Adën e Bunës, e cila do të shkurtojë udhëtimin nga Ulqini në aeroportin e madh ndërkombëtar të Tiranës nga dy orë e gjysmë në një orë. Me këtë projekt madhështor infrastrukturor, Ulqini bëhetqendër tranziti ndërmjet shteteve të Evropës Perëndimore dhe Lindore, duke u shëndruar kështu në një qendëre rëndësishme në rajon.

Në bashkëpunim me “Të Mirat Detare”, së shpejti do të fillojë rregullim gjithëpërfshirës i Molles së Madhe, e cila do të fitojë një pamje dukshëm më tërheqëse në krahasim me gjendjen aktuale. Kemi nisur iniciativën për të zgjidhur një problem që e mundon qytetin prej vitesh dhe që e shëmtonvizualisht dhe arkitekturisht Kalanë e Ulqinit. Ky është objekti pa leje në Kala, në vendin që ne e quajmë Fusha e Topave, për të cilin Komuna nuk ka ndërmend të lëshojë leje. Jemi duke komunikuar me pronarët për blerjen e pronës nga ana e Komunës dhe mund t’ju them se po shkon në drejtimin e duhur.

Të nderuar qytetarë të komunës së Ulqinit,

Besoj se ndajmë mendimi që 100 ditë nuk mjaftojnë për projekte serioze dhe strategjike, por mjaftojnë për të krijuar një bazë të shëndoshë për rrugën drejt realizimit të projekteve të mëdha. Sot para jush, me plotë të drejtë, mund të them se ia dolëm mbanë në këtë dhe se në të ardhmen na presin shumë gjëra të bukura dhe të dobishme që do ta bëjnë jetën në qytetin tonë më të këndshme dhe të dëshirueshme.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e fuqishme të partive politike që përbëjnë koalicionin qeverisës të Komunës së Ulqinit. Për partnerët e këti koalicioni, zhvillimi i Ulqinit është i vetmi qëllim legjitim për të cilin do të punojmë dhe për të cilin ekziston një nivel ilartë i dakordësish brenda koalicionit. Megjithatë, cilësia e punës së çdo qeverie ndikohet nga cilësia e punës së opozitës. Më vjen keq që këtu jemi “të mangët” dhe që opozita vendosi tëjetë pasivedhe të bojkotojë punën e Kuvendit Komunal. Unë do të shfrytëzojkëtë rast t’i bëjthirrje të kthehen në Kuvend dhe të mundohen të kontribuojnë në sjelljen e vendimeve në dobi të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe votuesit e tyre.

Në fund, më lejoni të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për punën dhe angazhimin e tyre të përkushtuar dhe të palodhur, Kuvendin e Komunës të Ulqinit dhe kryetarin e tij që e kuptuan që nga fillimi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe veprimit konstruktiv, si dhe të gjithë ata që kanë vizituar kabinetin timdhe Komunën 100 ditët e kaluara, duke na dhënë mbështetje dhe inkurajim se jemi në rrugën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa

Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI
Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI

“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë