Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Qytetarët e Ulqinit, thuhet në telegramin drejtuar Ambasadorit të Turqisë në Podgoricë Barish Kalkavan të tronditur nga termeti i cili rrezultoi me qindra viktima i shprehin ngushellime të sinqerta familjeve që humben më të dashurit e tyre, kurse i urojnë shërim të shpejtë të lënduarve.
Ne në këto momente të vështira qëndrojmë në solidaritet me popullin e Turqisë.