Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, bëri të ditur se në plazhin e Malës do të mbillen shtatë palma (lartësia mbi 2.5 m), ndërsa bulevardin Vllëzritë Frashëri do ta zbukurojnë 70 pemë portokalli (lartësia 2 m).
“Ne po vazhdojmë me rregullimin dhe gjelbërimin e qytetit, duke i kthyer atij frymën mesdhetare që meriton”, tha ai.
Palmat në Rane, si dhe në një pjesë të madhe të territorit të kësaj komune, janë shkatërruar nga sëmundja dosëza e kuqe gjatë viteve të fundit.
One Response
Ku isht pllazha Males?