Në vizitë komunës së Ulqinit të martën ishte kryetari i Delegacionit të BE-së në Mal zë Zi, ambasadori Mitja Drobniç. Ai në përcjellje të zyrtarëve të komunës ka vizituar Kalanë dhe Valdanosin, ndërsa në hotelin “Otrant” ka mbajtur ligjëratën “Mali i Zi në procesin e integrimeve në BE”.
Vizita e Drobniçit ishte mundësi e mirë për të interesuarit e shumtë nga jeta publike, kulturore dhe sindikale ti bëjnë pyetje që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane, por edhe në lidhje me fushat tjera të shoqërisë dhe ekonomisë.
Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu tha që vetëqeverisja lokale deri tani ka realizuar IPA projekte me vlerë prej 1.3 milion euro.
Kjo vizitë është organizuar me rastin e përfundimit të realizimit të projektit me emër “Bashkimi evropian do të thotë PO” të cilin e realizuan OJQ “Horizonti i ri” nga Ulqini dhe OJQ Eko qendra “Delfin” nga Kotorri, në bashkëpunim me delegacionin e Unionit evropian në Mal të Zi.