Kryetari i Komuës së Ulqinit Genci Nimanbegu uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë,
Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit – festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes – t’ju uroj përzemërsisht shëndet, begati, mbarësi dhe harmoni në familjet tuaja.
Le të shërbejë kjo ditë e shënuar e kalendarit islamik si një bekim për të gjithë besimtarët myslimanë, duke na frymëzuar me më shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, si dhe me më shumë përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë dhe solidaritetit njerëzor.
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!
Zoti i bekoftë familjet tuaja me paqe, harmoni dhe dashuri, thuhet në urimin e kryetarit Nimanbegu.
Me respekt,
Kabineti i Kryetarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi