KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT URON KURBAN BAJRAMIN

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu kauruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e Kurban bajramit.

Gëzuar këtë festë të shenjtë që na fton në sakrifica, na ofron dhe na bashkon rreth cilësive më të larta njerëzore.

Sa më shumë mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet Tuaja!
Këto ditë të shenjtë në kalendarin islamik, mbushin zemrat e secilit besimtar me dëshirën për të kryer vepra fisnike dhe për ti qëndruar pranë njëri tjetrit.

Të transmetojmë tek brezat e rinj trashëgiminë e vyer të Ulqinit, harmoninë dhe mirëkuptimin familiar!

Zoti ju bekoftë juve dhe familjet Tuaja!

Poashtu, kryetari Nimanbegu, me këtë rast uron festën e Kurban BajramitReisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi z. RifatFejziq dheKryeimamit të Bashkësisë Islame në Ulqin z. Ali Bardhi.

Genci Nimanbegu
K R Y E T A R

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…