Kryetari i Ulqinit bisedoi me ambasadoren turke: MARRËDHËNIET NË TË ARDHMEN EDHE MË TË MIRË

Në periudhën e ardhshme presim një numër të madh të investimeve nga Turqia në komunën e Ulqinit, kanë thënë kryetari i komunës Omer Bajraktari dhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan.

Ajo erdhi në Ulqin e shoqëruar nga këshilltari për çështje ekonomike, koordinatori i TIKA-s në Mal të Zi dhe konsulli i nderit Sahret Hajdarpashiq.

Bajraktari u tha gazetarëve në zyrën e tij se biseda ishte shumë konstruktive dhe konkrete, sidomos kur bëhet fjalë për projektet në fushën e infrastrukturës, turizmit, bujqësisë dhe energjetikës.

“Prandaj, jam i bindur se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të mira në të ardhmen”, shtoi ai.

Ambasadorja dhe Bajraktari biseduan me rreth 30 biznesmenë dhe ulqinakë të cilët kanë përfunduar studimet në Turqi, si dhe kanë vizituar disa monumente kulturore dhe historike të periudhës osmane që janë në pritje të restaurimit.

“Ulqini është një qytet që ka shumë të përbashkëta me ne. Shpresoj që me administratën e re do të zhvillohet edhe më shumë”, theksoi Ozan.

Ajo, është diplomatja e parë e huaj që viziton Ulqinin pasi kjo komunë fitoi pushtetin e ri lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë

Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash

Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ
Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ

Kompania “Becovic Management Group” është duke punuar në rikonstruksionin e hotelit të saj “Mediteran”. Siç theksohet, deri në maj të këtij viti do të përfundojnë punimet për ndërtimin e “Ville Version”,

Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS
Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq bëri të ditur që së shpejti pritet të përfundojë adaptimi dhe rindërtimi i Urgjencës në Ulqin. Sipas tij, kjo dinamikë është është dakorduar të hënën në një bisedë