Në fshatin Krythë nuk do të ndërtohet fabrika e bitumonit, deklaroi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.
Ai këtë gjë e tha në tubimin e banorëve të zonës së Anës së Malit i cili të hënën mbrëma u mbajt në restorantin “Lamiga”.
Banorët e Krythës me rrethinë thanë se ndërtimi i një fabrike të tillë mund të rrezikojë mjedisin jetësor dhe të ndikojë në shëndetin e njerëzve në këtë zonë.