Këtë të diele, datë 21.01.2024 në ora 15:30, do të bëhet hapja solemne e Qendrës së Komunitetit Krythë. Parashikohet një program i gjërë dhe më shumë të ftuar. Në hapjen solemne do të marr pjesë kryetari i komunës Omer Bajraktari, Reisi i Bashkësisë Islame të Malit te Zi Rifat ef. Fejziq, deputet, politikan e afaristë.
Qendra e komunitetit Krythë është një qendër bashkohore komunitare multifunksionale, e cila është projektuar të shërbejë për organizime të natyrave të ndryshme.
Salla qendrore është konceptuar për 150-200 persona dhe kryen funksionet e mëposhtme: projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, ekspozita, panaire, minishfaqje, prova, pritje zyrtare, mbledhje forumesh komunitare, festime, etj.