KSH „Me një qëllim“: TUBIMI I PARË I HAPUR MBAHET ME TË RINJTË

me-nje-qellimKoalicioni shqiptar „Me një qëllim“ të shtunën mbrëma në hotelin „Mediteran“ mbajti tubimin e parë publik parazgjedhor.

„Mbi 100 të rinj, prej të cilëve shumica studentë, ishin në këtë tubim dhe në bisedë të drejtpërdrejtë me bartësit e listës tonë, zotërinjtë Gëzim Hajdinaga dhe Fatmir Gjeka, prezantuan propozimet, sugjerimet dhe mendimet e veta“, njoftohet nga Koalicioni.

Siç thuhet, të rinjtë përshëndetën dhe përkrahën gatishmërinë e Koalicionit që të kontribuojë në faktorizimin e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe krijimin e kushteve më të mira socio-ekonomike për jetë, biznes dhe punësim.

Për të gjithë të pranishmit u organizua program kulturo-artistik, si dhe kokteji i rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…